Erzeni arriti të dilte me pikë nga dueli me Vllazninë dhe trajneri shijakas, Alfred Deliallisi shprehet se ishte rezultati më i drejtë për mënyrën se si shkoi ndeshja.
“Normalisht ishte rezultati më i drejtë, deri në atë moment që ndodhi episodi, ishim të kujdesshëm në ekuilibër. E mendova se Vllaznia do të futej për të fituar ndeshjen, nuk e prisja aq të qetë.
E mendoja që Vllaznia do të kishte intesitet dhe do bëntë presion, por nuk ndodhi kështu. Maliqi ka bërë shumë mirë në ndeshjet e tjera, nuk duhet ta kryqëzojmë se bëri një gabim tani, ekipi tregoi karakter.
Në pjesën e dytë bëmë më shumë se kundërshtari. Në total të ndeshjes nuk jam plotësisht i kënaqur por këta futbollistë po sakrifikohen duke luajtur ccdo 3-4 ditë, Migone dhe Alba po japin shpirtin në fushë, nuk kam me kë ti zëvendsoj që të pushojnë.
Në fundin e ndeshjes edhe ekipi im ra fizikisht dhe nuk doja të rrezikoja për të pësuar gol dhe të huumbja ndeshjen, nuk kemi një pikë referimi, kemi shënuar gati 17-18 gola pa një suulmues të mirëfilltë”, deklaroi ai për “MCN TV”.