Grupi Elliot dhe drejtori Leonardo duket se e kanë marrë shumë seriozisht fushatën e perforcimit të Milanit.

Pas afrimit të dyshes Higuain-Caldara, sipas mediave italiane tashmë drejtuesi më I lartë I kuqezinjve në merkato, braziliani Leonardo e ka kthyer vëmendjen nga përforcimi I ekipit me një tjeter emer të rëndësishëm.

Këtë herë pas mbrojtjes dhe sulmit, synohet një goditje e rëndësishme në mesfushë për të kompletuar edhe më shumë ekipin.

Në pamje të parë duket sikur Milani nuk I ka kapacitetet ekonomike për të bërë shpenzime të mëdha për emra që kushtojnë shumë por situate duket ndryshe.

Leonardo pëlqen shumë mesfushorin serb të Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic një emer që kërkohet nga klube të mëdha europiane. Cmimi I parë I tij është 120 milion euro por natyrisht që negociatat mund ta ulin deri ne 100 milion euro, shifër që duke nënëkuptuar edhe fjalet e fundit të Igli Tares mund ta lirojnë mesfushorin nga skuadra kryeqytetase.

Opsioni I vetëm është shlyerja e Lazios nga klubi kuqezi në disa vite ndërsa në operacion mund të përfshihet edhe Borini që I pëlqen skuadrës së Lazios.
Ndërkohe emrat më të arritshëm janë Kovacic dhe Rabiot.

I pari dëshiron shumë të largohet nga Real Madrid ku nuk gjen veten si titular dhe rikthimi në Itali, kampionat që e njeh do të ishte zgjedhja e duhur. Milan është gati të shpenzoje deri ne 30 milion euro për të, të njëjtën shifer që Leonardo ia ka propozuar francezeve te PSG, për Adrien Rabiot, një tjeter mesfushor tip që I duhet skuadrës së Milanit.

Opsioni I fundit por jo më pak I mundshëm është braziliani Bernard që në parim ka një akord me Leonardon.