“Fichajes” por edhe burime të tjera nga Spanja, zbulojnë për një interesim të Milanit mbi Brahim Diaz, mesfushorin sulmues të Real Madridit. Marokeni ka qenë edhe më parë pojesë e Milanit, por si huazim.
Këtë herë kuqezinjtë duan transferimin përfundimtar të tij. Duke qenë se te Real Madrid luan një rol dytësor, lojtari, nga ana e tij, po kërkon një vend ku mund të luajë një rol udhëheqës dhe të bëjë një hap vendimtar në karrierën e tij dhe rikthimi përfundimtar te Milan, mund të jetë lëvizja e duhur.
Sipas burimeve në fjalë, Milan po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për të bindur Real Madridin. Kontrata e Diaz me klubin madrilen skadon në qershorin e vitit 2027.


