Duket se do të jetë Marko Xhampaolo trajneri i ri i Milanit. Tekniku italian, i cili është ende në detyrë te Sampdoria, e ‘josh’ ideja për të trajnuar kuqezinjtë. Ndërsa edhe nga drejtuesit e Milanit, shihet si i duhuri për të nisur ciklin e ri.
Një cikël i cili do të bazohet te futbollistët e rinj, teksa pa kualifikimin në Champions League do të ulet lista e shpenzimeve. Sakaq, tekniku Xhampaolo është në Milano, ku ditën e nesërme do të mbajë një takim me presidentin e Sampit, Ferrero.
Trajneri do t’i komunikojë vendimin për të marrë nën ‘patronazh’ kuqezinjtë, teksa do të kërkohet edhe një zgjidhje me mirëkuptim e kontratës. Në këtë formë, Xhampaolo përgatitet të marrë trashëgiminë e Gatuzos, për të nisur etapën e re, ku përsëri objektiv kryesor do të jetë rikthimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve./vipsport
/