Merkatoja e verës pritet të jetë e ndezur në kampin e Milanit. Disa lojtarë do të largohen dhe do të lënë vende bosh në skuadër ndaj duhet të zëvëndësohen.

Një pozitë që kuqezinjtë duan të përforcojnë është ajo e sulmuesit të krahut. Ekipi i Piolit është varur shpesh nga Leao dhe sa herë ai mungonte, askush nuk ishte në nivelin e duhur për të luajtur në krahun e majtë të sulmit.

Sipas raportimeve në mediat italiane, Maldini duket se ka piketuar një zgjedhje që do t’iu pëlqejë tej mase tifozëve.Milan i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare El Shaarawy-t me pagë 2 milionë euro në sezon.

Lojtari do të shërbente si zëvëndës i Leaos dhe gjithashtu ndihmon në listën e skuadrës për numër lojtarësh italianë të detyruar. Stephan do të vijë me parametra 0 nga Roma për të veshur edhe njëherë fanellën rossonere./newsport/