Burreli dhe Pogradeci është sfida tjetër që do të vendosë skuadrën që do të luajë në sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore.

Matjanët u renditën në vendin e 10-të me 31 pikë në Kategorinë e Parë, ndërsa pogradecarët vijnë nga ndeshjet “Play-Off” të Kategorisë së Dytë.

Dueli mes tyre është caktuar të zhvillohet më 26 maj duke nisur që nga ora 16:00. Stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje do të jetë “Egnatia Arena”.

Cilado skuadër që del si fituese nga kjo sfidë do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Kjo perballje ne fakt po perjetohet me shume emocion nga trajneri shkodran i Pogradecit Samuel Nikaj i cili do te kete perballe nje skuader qe e ka shume per zemer si ajo e Burrelit.

Ne kete skuader ai ka luajtur futboll dhe po ashtu edhe e ka drejtuar disa here ate dhe si rrjedhoje ka shume miq ne kete qytet, megjithate te premten do te jete kunder tyre sepse do te kerkoje te arrije suksesin me skuadren e tij aktuale, Pogradecin.