Josip Iliçiç është një nga lojtarët e shumtë të lidhur me një lëvizje te kuqezinjtë për rolin e fantazistit dhe ndoshta ka më shumë gjasa të transferohet, pasi ai është gjithnjë e më shumë jashtë planeve të trajnerit Xhan Piero Gasperini në Bergamo.

Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit thuhet se po hartojnë një plan për të ulur koston e transferimit të sllovenit duke zbritur disa nga paratë e përfshira nga marrëveshja për transferimin e Mateo Pesinës tek Atalanta para disa viteve.

Kur “Djallit” e shiti mesfushorin te bluzinjtë për vetëm 1.78 milionë euro në vitin 2017, shtoi në akord një klauzolë që i mundësonte 50 për qind të fitimit nga transferimi i ardhshëm.

Sipas “Tuttosport”, mund të ketë një çelës për ta bërë marrëveshjen të funksionojë, me Milanin që duket gati të heqë dorë pikërisht nga përqindja mbi shitjen e Pesinës në rast se Atalanta lejon transferimin e Iliçiçit në ekipin e Piolit.