Vllaznia do ta nise kampionatin e ri nga Laçi ku do te luaje pas dy ditesh me skuadren vendase. Pavaresisht se statistikat e viteve te fundit tregojne se shkodranet kane qene te pafat per te marre rezultate pozitive ne kete fushe, presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi mendon ndryshe.

Nga Torino ku ndodhet per te mbeshtetur vajzat e Vllaznise ne perballjen me Juventusin sonte ne darke, numri 1 i klubit kuqeblu ka folur per “Shkodra Sport” jo vetem per ndeshjen e se shtunes, por edhe shume gjera te tjera.

Duke nisur nga objektivat sezonale te klubit, merkatoja e zhvilluar, por edhe per sfidat qe e presin tashme ne postin e presidentit, terrenet sportive por pa harruar edhe disa fjale per vajzat kampione te Vllaznise.

“Kuptohet që dëshira është për ta nisur mirë kampionatin. Kemi një short të vështirë në javët e para, por ne duam ta mendojmë edhe ndryshe se nëse e fillojmë mbarë, kjo mund të na ndihmojë shumë për vazhdimësinë. Jemi munduar të ndërtojmë një ekip me një standart më të lartë këtë vit sepse tashmë edhe pritshmëritë për Vllazninë janë më të mëdha dhe objektivi i saj është për kampion.

Për ndeshjen me Laçin kemi 3-4 mungesa për arsye dëmtimesh, megjithatë nuk mendoj se duhet të na krijojë probleme kjo gjë. Ideja për të ndërtuar një ekip cilësor dhe për të sjellë shumë lojtarë, ka qenë pikërisht edhe për këtë gjë, që të mos ndihen mungesa të tilla në marrjen e rezultateve të duhura.

Vllaznia vërtetë ka qenë e pafat vitet e fundit në Laç, por unë për shumë arsye nuk kam dëshirë të bëj krahasime të skuadrës aktuale me atë që ka qenë më përpara. Tashmë është një skuadër krejt tjetër, një organizim krejt tjetër dhe do luftojmë fort që të thyhet tabuja edhe në Laç dhe jo vetëm aty. Vllaznia në çdo fushë ku do të luajë, do të kërkojë vetëm fitoren.

Unë besoj te fitorja në Laç, prandaj dhe premtoj se ekipi është shumë i karikuar për të arritur një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë të kampionatit”- ka thene nder te tjera presidenti Xhaferi. Por te plote intervisten e dhene per gazeten tone, mund ta ndiqni ne linkun e kanalit te “Shkodra Sport” ne youtube si me poshte: