Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJMilani me stadium të ri?

Milani me stadium të ri?

Zyrtari i lartë operativ i Milanit, Alessandro Sorbone është takuar të enjten me përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Milanos për të diskutuar çështjen e stadiumit të ri të gjigandit italian. “Ne kemi punësuar një grup këshilltarësh të specializuar për ta vlerësuar projektin e stadiumit. Ne jemi duke biseduar për një takim paraprak.
Ne jemi të gatshëm dhe kemi vullnet për të vlerësuar çdo mundësi të mundshme së bashku me menaxhmentin e ‘San Siros’ për zonat e tjera të Milanos për të ndërtuar një stadium të ri, ku pronar është Milani.

Takimi është karakterizuar nga diskutimi i hapur dhe konstruktiv”, deklaroi Sorbone. Milani ka luajtur në stadiumin “San Siro” që prej se ishte ndërtuar në vitin 1925, kurse në vitin 1947 i është bashkuar edhe Interi dhe që prej asaj kohe ka qenë shtëpia e dy klubeve milaneze.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments