Një përballje e tensionuar në javën e 20-të të Serie A u mbyll me barazimin 1-1 mes Fiorentinës dhe AC Milanit, një rezultat që jep një pikë të çmuar për ekipin nga Firence në luftën për mbijetesë dhe një paralajmërim për kuqezinjtë që luftojnë për kreun e tabelës.
Kuqezinjtë kishin tri raste shumë të mira në pjesën e parë me Christian Pulisic, por amerikani nuk ishte i saktë. Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 66’, kur Pietro Comuzzo shfrytëzoi një kros perfekt nga këndi i Albert Gudmundsson dhe me një goditje me kokë të fuqishme shënoi golin e avantazhit 1-0, duke mposhtur portierin e Milanit, Mike Maginian.
Milan nuk u dorëzua dhe rriti presionin dhe në minutën e 90’, Christopher Nkunku barazoi rezultatin pas një pasimi të Youssouf Fofana në zonë, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes së Fiorentinës (1-1).
Ky barazim lë Milanin në vendin e dytë me 40 pikë, duke ruajtur presionin mbi kreun, ndërsa Fiorentina ngjitet në 18-të me 14 pikë, duke marrë një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/


