Milani nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin algjerian Ismael Bennacer.

Media franceze “Le 10 Sport” shkruan se drejtuesit kuqezi kanë refuzuar ofertën prej 30 milionë eurosh të PSG-së dhe u kanë bërë të ditur palës pariziene se Bennacer nuk shitet.

Futbollisti kërkohet me ngulm nga drejtori i klubit të PSG-së, Leonardo, por tashmë është e qartë se oferta e francezëve duhet të shtohet akoma më shumë për të tunduar drejtuesit e Milanit.