Milani tregon forcë karakteri dhe triumfon në transfertë përballë Sampdorias 2-1, ndonëse luan në inferioritet numerik për 45 minuta.
Kuqezinjtë kalojnë menjëherë në avantazh me Messias, që finalizon një aksion shumë të bukur. Vendasit reagojnë me Djuricic, që godet traversën.
Leao largohet me karton të kuq sapo nis pjesa e dytë. Sampdoria merr zemër dhe barazon rezultatin me Djuricic.
Skuadra e Piolit reagon dhe kalon sërish në avantazh me Giroud, që tregohet I saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund të takimit vendasit I afrohen barazimit me Verre, por gjuajtja e tij godet shtyllën. Pas këtij suksesi Milani I bashkohet Napolit në krye të renditjes. /Oversport/