Igli Allmuça ishte një nga favoritët për të marrë drejtimin e Kukësit, pas largimit të trajnerit Skënder Gega. Ish-trajneri i Dinamos është kontaktuar nga drejtuesit e klubit verilindor, por pas një bisede mes palëve nuk është arritur marrëveshja, sepse Allmuçës i është ofruar ky pozicion vetëm si një teknik i përkohshëm.
Drejtuesit e Kukësit po vazhdojnë kontaktet me emra të njohur të stolit, një nga emrat më të lakuar është Enkeleid Dobi, por akoma nuk kanë vendosur se kush do të jetë pasardhësi i Gegës.
Megjithate tek Kukesi gjithmone ka te papritura dhe si rrjedhoje gjithçka mund te pritet nga ana e presidentit Gjici. Ai kerkon nje reagim te menjehershem nga skuadra e cila nuk i ka bere nje start te mire kampionatit.
Problemi eshte se trajneri qe do e marre drejtimin e saj nuk mund te garantoje kthesen qe ne fillim prandaj dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe trajnere te tjere te kthejne pergjigje negative. Presioni i drejtuesve te klubit ketu eshte shume i madh dhe kjo padyshim qe ndikon ne vendimmarrjen e trajnereve.