Ndeshja Shqipëri – Angli e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, do të luhet pa praninë e tifozëve. Kjo është edhe përgjigja që Ministria e Shëndetësisë ka kthyer ndaj FSHF-së, duke refuzuar kërkesën për të lejur rikthimin e ultrasve.
Përgjigja zyrtare është bërë publike pak më parë, ndërsa duket se në FSHF kanë mbetur të zhgënjyer sepse prisnin që ndaj Anglisë të kishte një numër të caktuar ultrasish dhe kërkesa e tyre të merej parasysh.
Në përgjigjen zyrtare të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se prania e tifozëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë së “COVID-19”, në një moment kur sapo ka nisur edhe procesi i vaksinimit.
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish.
Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, – thuhet në letrën e mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit…