Çudirat në futbollin shqiptar nuk fund. Luzi 2008, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë ka prezantuar Lorenc Pashja si trajnerin e ri të skuadrës.

Tekniku I njohur u largua nga Shkumbini disa javë më parë, ndërsa tani do të drejtojë Luzin në Kategorinë e Dytë me misionin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë.

Çudia me trajnerin Pashja dhe skuadrën e Luzit është te fotoja e prezantimit. Trajneri i njohur në foton e bërë me dy anëtarët e ekipit ka pozuar me fanellën e Parmës, skuadrës italiane të Serie B dhe jo me fanellën e Luzit.

Një veprim amatoresk i bërë nga një klub që luan futboll profesionist në Kategorinë e Dytë shqiptare./newsport/