Nga 10 miqësoret e zhvilluara deri më tani, Vllaznia 7 prej tyre i ka me ekipet e Kategorisë Superiore. Kuptohet që janë thjesht miqësore dhe nuk vlejnë për asgjë, por nëse do të ishin ndeshje kampionati, mund të kishin përcaktuar në njëfarë mënyre ecurinë e kuqebluve sepse do të ishte gati një fazë e luajtur.

Dhe duke e marrë kështu të mirëqenë, Vllaznia sot do të kishte grumbulluar 9 pikë me 2 fitore të siguruara, 3 barazime dhe 2 humbje.

Këto të fundit i ka ndaj Tiranës dhe Teutës (ndonëse kjo e para edhe nuk mund të quhet sepse skuadra ka qenë e paplotësuar me lojtarë kur është luajtur kjo përballje).

Janë tre barazime, ndaj Kukësit, Apolonisë dhe Bylisit si dhe dy fitore ndaj Kastriotit dhe Teutës. Një ecuri e tillë nuk është e keqe në pamje të parë por edhe e mirë jo. Me 9 pikë në 7 ndeshje, Vllaznia nuk do të ishte në pozita të mira në renditje.

Megjithatë kanë qenë thjesht miqësore dhe skuadra po ashtu nuk ka qenë në formën e saj më të mirë. Paraqitja e bërë dje ndaj Kukësit i ka ngrohur të gjithë dhe forma e mirë e skuadrës pritet të reflektohet edhe në ndeshjet e kampionatit.

MIQESORET ME EKIPET E SUPERLIGES:

TEUTA- VLLAZNIA 1-0

KASTRIOTI- VLLAZNIA 0-1

VLLAZNIA- TEUTA 1-0

TIRANA- VLLAZNIA 2-1

VLLAZNIA- APOLONIA 0-0

BYLIS- VLLAZNIA 0-0

KUKESI- VLLAZNIA 1-1