Sponsori I Vllaznisë, Alban Xhaferi është I ftuar në “Rubrikën Sportive” në Rtsh. Xhaferi tregoi se sa I takon bojkotit nuk do të ketë kthim pas pa u miratuar ligji I sponsorizimeve sepse sipas tij kjo është një pikë kyçe që do e fusë futbollin në shina.

“Pala tjetër nuk ka reagim dhe na vjen keq. Gjithsecili ka humbje sepse jemi bërë gati për sezonin. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë për pikat sepse janë të hapura. Duka e tha qartë se sponsorizimi është pika kyçe ku do të fokusohemi. Futbolli duhet të nisë sepse është humbje për klubet.

Qeveria të reagojë sepse nuk ka pasur kundërshti për këto kërkesa. Kryeministri në mars tha se duhen 12 pika dhe jo vetëm katër, që nesër të ketë reagim. Ne kemi kërkesa të drejta për të futur futbollin në shinat ku duhet të prodhojë futboll dhe biznes. Secili që investon në sport duhet të ketë fitimin e tij.

Lëshim nëse miratohet ligji I sponsorizimit? Ky ligj është baza, të shkojmë drejt praktikave të vendeve rajonale. Pika me investimet në sport është e rëndësihme sepse ndihmon biznesin që të investojë në sport. Kamatvonesat kanë penalizuar tre klube mes tyre edhe Vllaznia, shteti ia paguan shtetit në një lloj forme.

Takimi me Fidel Yllin? Gjatë takimit nuk u diskutua asgjë për kërkesat dhe u kërkua vijimi I lojës që më pas të negociohet por nuk është kjo zgjidhja në këtë fazë. Nuk u fol konkretisht për kërkesat, thjesht shprehu vullnetin e Qeverisë”, tha Xhaferi./newsport/