Vllaznia luajti ditën e djeshme një takim miqësor kundër Tërbunit. Ndeshje që u mbyll me rezultatin 4-1 për ekipin shkodran që tregoi një formë të mirë përpara fillimit të kampionatit. Një takim ku u aktivizuan thuajse të gjithë futbollistët e Vllaznisë, madje iu dha shansi të tregonin veten edhe disa elementëve të ekipit U-19.

Dy ndër ata që ranë në sy në miqësoren kundër pukajnëve ishin Paulo Pjeshka dhe Mersian Muliu. Të dy lojtarët luajnë në rolin e mesfushorit. Pjeshka disi më i avancuar në krah ndërsa Muliu është një mesfushor me tipare kreative dhe sulmuese.

Të dy dhanë “shkëndija” shumë pozitive dhe duket se trajneri Brdariç do të ketë një vëmendje më të madhe ndaj tyre në këtë pjesë të dytë të edicionit.

Nga të rinjtë e tjerë edhe Çoba realizoi një performancë të mirë, ku shënoi edhe golin e parë të takimit. Duhet theksuar edhe dyshja mbrojtëse Paloka-Smajli. Patjetër edhe Arvi Maliqi i cili shënoi edhe golin e katërt të takimit.

Patjetër që konkurrenca tek Vllaznia e këtij sezoni është shumë madhe. Por shansi për të treguar vlerat e tyre do i jepet të gjithë futbollistëve deri në fund të sezonit dhe prandaj të gjithë duhet të jenë gati të japin kontributin e tyre kur të thirren në apel.
Endri ÇINARI