Vllaznia U17 ka marre fitoren e trete rradhazi ne kampionat. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj ekipit te Laçit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Fati i kesaj ndeshje eshte vendosur ne minuten e 34-te kur pas nje krosi nga e djathta, ka qene sulmuesi Aldo Medha i cili ka goditur sakte topin duke e derguar ate ne rrjete.

Kaq ka mjaftuar qe ekipi shkodran te kontrollonte lojen dhe ndonese rastet nuk kane munguar serish, nuk ka patur gola te tjere dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te Vllaznia U17.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve dhe tashme ndodhet ne vendin e peste ne renditje duke e permiresuar kesisoj ndjeshem ecurine dhe rezultatet e saj. Dhe ne rast se vijon ne kete menyre, padyshim qe objektivi do te jete per t’u ngjitur edhe me lart./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U17- LAÇI U17 1-0

Goli: Medha ’37