Ndonese mban vendin e tete ne renditjes, KF Shkodra U17 sot ka bere nje ndeshje shume te mire duke mundur ekipin e Akademise se Futbollit me rezultatin 1-0.

Ndeshja ka qene shume e luftuar nga te dy ekipet ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani” ku ajo eshte zhvilluar dhe ka prodhuar shume emocione.

Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te te dy ekipeve nuk ka patur gol. E dyta ka qene disi me ndryshe dhe merite per kete ka patur ekipi shkodran qe e ka kerkuar me ngulm golin e avantazhit.

Nderkohe, pas shume perpjekjesh, ne minuten e 66-te ka qene sulmuesin Arsed Hoxhaj ai qe do te shenonte golin e vetem te kesaj ndeshje, me te cilin i dha tre pike shume te vlefshme ekipit te tij.

KF Shkodra U17 me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe mban serish vendin e tete ne renditje. Ndeshjen e fundit per kete kampionat, ajo do ta luaje javen e ardhshme ne kryeqytet ndaj Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/