Në kampionatin italian, pritet që të jenë edhe më të shumtë futbollistët shqiptarë në sezonin që vjen dhe këtë radhë, mund të ketë edhe te Fiorentina. Sezonin e kaluar, kapiten i të rinjve të Fiorentinës ishte mesfushori nga Shkodra, Erald Lakti i cili në fund u grumbullua edhe nga Montela me skuadrën e parë.

Duket se Montela ka si qëllim që të provojë që të gjithë futbollistët të cilët do të kthehen nga huazimet e njëkohësisht edhe ato që do të dalin nga akademia. Një ndër to është edhe vetë mesfushori Lakti i cili ka mbushur moshën dhe nuk mund të luajë më me të rinjtë.

Montela u ka bërë të ditur futbollistëve se do t’i provojë fillimisht të gjithë dhe më pas do të vendoset në lidhje me ta. Kështu, Lakti duhet të bindë Montelën që të qëndrojë në Firence dhe të ketë mundësinë që të fitojë minuta e të debutojë.

Sezonin e kaluar, ai është stërvitur disa herë me ekipin e parë, ndërkohë që ka edhe një kontratë profesioniste. /VipSport/