Shkruar nga Gjergj KOLA
Numri i shqiptarëve që merren me futboll nëpër vende të ndryshme të Botës sa vjen e rritet. Shumica e tyre janë nga familjet që kanë emigruar vite më parë dhe tashmë fëmijët e tyre po bëhen pjesë e realitetit të këtyre vendeve përmes futbollit.
Në Itali sidomos, nisur edhe nga numri i madh i emigrantëve, ka me mijëra futbollistë me origjinë shqiptare të rregjistruar në ekipet e moshave. Sot do të ndalemi tek njëri prej tyre, pikërisht ekipi i 15 vjeçarëve të Montemurlos, në zonën e Toskanës.
Pjesë e këtij ekipi janë plot 5 futbollistë shqiptarë dhe ato janë sëbashku në këtë foto të bërë pas një ndeshje të tij në kampionatin e moshave ku ai merr pjesë. Po cilët janë futbollistët në foto?
Me nr. 7 është futbollisti Alessandro Keçi, me nr. 10 Diego Caca, me nr.4 Emanuel Lacinej, me nr. 2 David Skenderaj dhe me nr. 15 Rajdi Et’ hemi. Për dy prej tyre, shkodranët Lacinej dhe Et’hemi, Gazeta “Shkodra Sport” ka shkruar edhe më përpara, por siç shikohet pjesë e Montemurlos janë edhe tre shqiptarë të tjerë të cilët i përmendëm në këtë shkrim.
Por si tek Montemurlo me siguri edhe në shumë ekipe të tjera shqiptarët janë protagonistë kryesorë dhe ky padyshim që është një lajm i mirë sepse ata jo vetëm po integrohen me jetën e këtyre vendeve europiane, por po shfaqen si të barabartë edhe me vendasit në fushën e lojës.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”



