Diskutime, mendime te ndryshme, por ai “qe i ve vulen” rastit te Liridon Latifit ne ndeshjen Vllaznia- Skenderbeu, per 11-metershin e paakorduar ne favor te tij, ka qene ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini.

Duke bere moviolen e kesaj ndeshje ne studion e “Procesi Sportiv”, ai eshte shprehur: “Une mendoj se ketu ka gabuar arbitri. E para, ai eshte shume larg momentit te diskutueshem, nuk duhet te jete aq larg.

Por duke qene se tani ke mundesi ta rishikohesh rastin. Problemi i arbitrit nuk eshte vetem se nuk e ka dhene penallti. Arbitri i ka dhene karton te verdhe Latifit per simulim.

Duhej dhene minimumi karton i verdhe per portierin e Skenderbeut dhe penallti per Vllaznine. Por te japesh jopenallti dhe karton te verdhe per simulim per Latifin, eshte si te shkosh nga njeri skaj ne tjetrin.

Ajo qe me habit mua, eshte se si mund ta gaboje VAR-i? Nese arbitri eshte i justifikuar deri diku ngaqe ishte larg dhe personalisht nuk i ve shume faj, VAR-i kurrsesi. Te mos harrojme se rezultati ketu ka qene 0-0”./SHKODRA-SPORT.COM/