Dy ekipet e të rinjve të klubit Vllaznia në basketboll i kanë mbyllur me fitore ndeshjet e kësaj jave, që ka qenë e 13-ta për kampionatin. Kështu, ekipi i të rejave me trajnere Xhuli Shestanin. Ata kanë luajtur në Shkodër, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ekipin e Lushnjës dhe kanë arritur një fitore të ngushtë, 50-49. Ka qenë një takim shumë i rivalizuar, nga minuta e parë dhe deri në fund por triumfi në fund të takimit ka qenë i vajzave shkodrane. Ata, pas kësaj jave, ndodhen në vendin e gjashtë të renditjes me 15 pikë. Ndërkohë, me fitore e kanë mbyllur këtë javë edhe të rinjtë. Ata kanë pritur në Shkodër ekipin Superior Klima dhe e kanë mundur me rezultatin 83-58. Pas kësaj jave, skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Koka mban vendin e katërt në renditje me 19 pikë. Para saj në renditje janë Tiranë me 24 pikë, Virtus Tirana me 22 dhe Superior Klima me 20 pikë. Objektivi i shkodranëve është padyshim pjesmarrja fillimisht në play-off dhe më pas për të synuar edhe titullin kampion. Ky ekip deri më tani ka patur probleme me kushtet e stërvitjes por duket se edhe këto gjëra tashmë po shkojnë duke u rregulluar me ndërhyrjen e drejtuesve të klubit.

www.shkodrasport.com