Shume zhurme, shume diskutime per rastin e diskutueshem ne fundin e ndeshjes Vllaznia- Bylis kur ballshiotet pretendojne per nje 11-metersh te padhene ne favor te tyre per pengim te parregullt te sulmuesit Qardaku nga portieri Zogoviç.
Interesant eshte fakti se edhe moviolistet neper studio te ndryshme televizive e kane bere lemsh kete rast teksa ka patur edhe pro apo dhe kunder vendimit te arbitrave dhe te VAR-it.
Per kete moment ka dhene mendimin e tij edhe ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini cili ka analizuar momentin më të diskutuar të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Bylisit që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të shkodranëve.
Ish-gjyqtari i njohur i Superiores u shpreh se 11-metërshi i pretenduar nga ballshiotët nuk ishte i tillë. Jemini thekson se arbitri duhej ta kishte ndëshkuar Qardakun me karton të verdhë. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ish-gjyqtari deklaroi:
“Për mua nuk është penallti. Për mua është simulim dhe duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Por ankesat e drejtuesve të Vllaznisë nuk e kanë me këtë moment. Për mua është diçka e mbartur prej kohësh dhe nuk ka lidhje me rastin në fjalë”.