Murlani i femrave ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe ka forcuar pozitat e saj në mesin e tabelës së renditjes. Pasditën e sotme, ajo ka fituar me rezultatin e thellë 8-0, në ndeshje me ekipin e Lushnjës.

Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive në Barbullush, vajzat e drejtuara nga trajneri Parmeza, nuk e kanë patur aspak të vështirë të fitojnë.

Rezultati është zhbllokuar, që në minutën e 7-të, kur Gjergji arriti të zhbllokonte rezultatin, duke shënuar golin e parë. Më pas, do të shënonte edhe brazilianja Luiz, me anë të një penalltie, të shndërruar në gol.

Gjatë pjesës së parë, Murlani, do të shënonte edhe dy gola të tjerë, të cilët mbajnë firmën e Tanushit dhe brazilianes Ferreira.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, do të shënoheshin edhe katër gola të tjerë, prej të cilëve mbajnë firmën e brazilianes Ferriera, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Vasa, teksa kjo futbolliste shënon sërish edhe në kampionat, pas golit me Kombëtaren e Shqipërisë së femrave.

Përfundimisht, 8-0 për ekipin e Murlanit, që me këtë fitore, është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe për momentin mban vendin e pestë në renditje.

Maringlen ZHIVANI