Pasditen e sotme eshte mbyllur kampionati i futbollit te Seria B ne Itali i cili ka kurorezuar ekipin e Comos si kampion i ketij sezoni. Pjese e ketij ekipi eshte edhe nje futbolliste shkodrane.

Behet fjale per Alma Hilajn. Ish- futbollistja e “Juban Danja” ka luajtur nje rol te rendesishem ne suksesin e ketij sezoni duke kontribuar ne ngjitjen e Comos ne Seria A.

Per 22 vjeçaren shkodrane ne fakt nuk eshte hera e pare qe do te luaje ne kampionatin elitar te futbollit te femrave ne vendin fqinj sepse e ka provuar kete ndjesi edhe me pare kur ka qene pjese e ekipit Florentia.

Como arriti ta fitonte ndeshjen e sotme, ate ndaj ekipit “Roma Calcion Femminile” me rezultatin e thelle 5-0. Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 60 pikeve duke zene vendin e pare dhe duke u shpallur kampion ne Seria B, nderkohe qe ne vend te dyte u rendit Brescia me nje pike me pak.

Pas perfundimit te takimit, eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes per ekipin e Comos dhe padyshim qe ky moment ka shkaktuar shume emocione tek futbollistja e kombetares shqiptare e cila madje nuk ka ngurruar te festoje me flamurin shqiptar ne qafe, siç shihet edhe nga fotot.4
Gjergj KOLA