Ka qene prej vitesh pjese e Akademise Vllaznia, por tashme ka qene i detyruar te marre nje vendim te veshtire. Ka hequr dore nga puna me kete Akademi, per shkak te impenjimeve te tij ne punen si mesues.

E kemi fjalen per Nefail Zhejanin, trajnerin e njohur i cili prej vitesh ka punuar me ekipet e moshave te klubit shkodran. Vete ai ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per gazete “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur:

“Jam i detyruar te marr kete vendim si rrjedhoje e impenjimeve te mia ne rolin e mesuesit te cilat me pengojne te ushtroj detyren e trajnerit prane Akademise Vllaznia, ashtu siç kam bere prej vitesh.

Gjej rastin qe te falenderoj te gjithe drejtuesit, koleget dhe gazetaret sportiv per pritjen e ngrohte dhe respektin qe kane treguar ndaj meje per gjithe vitet e meparshme ne familjen e madhe te Klubit Vllaznia.

Ne te njejten kohe edhe une jam munduar qe kete respekt ta fitoj çdo dite me pune dhe profesionalizem, duke qene sadopak pjese e kontributit ne krijimin e nje emri te respektueshem per Akademine tone. Ju uroj gjitha te mirat ne familjet tuaja dhe shume suksese ne fushen e sportit te gjithe pjestareve te saj”./SHKODRA-SPORT.COM/