Thomas Strakosha nuk po gjen hapësira të shumta e skuadrën e Brentfordit, duke parë që trajneri zgjedh të luajë si titullar gardianin spanjoll, David Raja.

Performancat pozitive të këtij të fundit kanë rënë në syrin e tre gjigantëve të Premier Ligës, të cilët kërkojnë një portier për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Çelsin, Mançester Junajtid dhe Totenhemin janë hedhur në garë për Rajan, i cili duket se e pëlqen mundësinë e një kalimi të mundshëm te një tjetër klub i madh.

Ky lajm do të thotë që portieri i Kombëtares shqiptare, mund të ketë një mundësi për të bindur trajnerin e tij, në mënyrë që të sigurojë një vend titullari.