Qeveria ka hapur konkursin për rikonceptimin e komplekseve sportive të stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, “Skënderbeu” të Korçës dhe stadiumin e “Flamurtarit” në Vlorë.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, theksohet se për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e rikonceptimit të komplekseve sportive në qytetet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës, ngarkohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT).

“Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e rikonceptimit të komplekseve sportive, si më poshtë vijon: Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës; Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë; Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu, po në këtë vendim, qeveria ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.