Dy dite me pare ne Lezhe eshte zhvilluar Kupa e Shqiperise ne mundjen e lire per grupmoshat U15 dhe U17 dhe ndeshjet e ketij aktiviteti jane organizuar ne sallen sportive “Pellumb Gila” te Lezhes.

Kane marre pjese 70 mundes te cilet kane perfaqesuar ekipet e Kukesit, Tiranes, Jonas Fitness Sport, Teuta, Korabi dhe Vllaznia. Kjo e fundit nen drejtimin e trajnerit Nazmi Elezi eshte perfaqesuar me dy sportiste, e pikerisht Alban Sykajn qe ka konkurruar ne peshen 62 kg dhe Klevis Koçekun ne 80 kg.

Nder ta, figuren me te mire e ka bere mundesi Alban Sykaj i cili ne peshen e tij eshte treguar me i miri duke i fituar te gjitha ndeshjet dhe si rrjedhoje ka merituar vendin e pare ne peshen 62 kg.

Paraqitjet e tij ne tapet kane qene te shkelqyera dhe pikerisht per kete arsye, mundesi i Vllaznise eshte shpallur njekohesisht edhe sportisti me i mire i aktivitetit duke merituar edhe kupen perkatese.

Nga ana tjeter, edhe mundesi Koçeku eshte paraqitur mire dhe ndonese nuk ka arritur te zere vendin e pare, eshte mjaftuar me te dytin ne peshen 80 kg per grupmoshen U15. Ne ekete menyre, Kupa e Shqiperise mbyllet mire per ekipin e Vllaznise, sportistet e te cilit vazhdojne te sterviten ne kushte aspak te mira, por rezultatet e tyre nuk po mungojne./SHKODRA-SPORT.COM/