Ekipi i Beselidhjes ne mundje ka bere nje paraqitje shume te mire ne garat e kampionatit kombetar te te rriturve qe u zhvilluan keto dite ne Tirane. Lezhjanet jane kthyer nga ky aktivitet me 9 sportiste qe jane ngjitur ne podium, nderkohe qe ne renditjen ekipore Beselidhja eshte renditur e dyta pas Tiranes duke u shpallur nenkampione e vendit.

Ka spikatur mbi te gjithe mundesi Marjan Kola i cili jo vetem qe eshte shpallur kampion ne peshen e tij, por ne fund te aktivitetit ka marre edhe diplomen si mundesi me i mire i kampionatit.

Nderkohe kampione jane shpallur edhe mundesit e tjere Amarildo Laska, Gjetë Prenga dhe Erind Pernokaj. Ne vende te dyta jane renditur sportistte Ardit Ndoj, Bumqe Pica dhe Ardit Palushaj ndersa ne vende te treta jane renditur Kristi Palushaj dhe Gerald Prenga.

Fakti qe plot 9 sportiste te Beselidhjes jane ngjitur ne podium, eshte treguesi me i mire i pergatitjes se shkelqyer qe ata kane bere prej muajsh dhe si rrjedhoje kete gje e demonstruan edhe ne garat e aktivitetit me te rendesishem kombetar te vitit./SHKODRA-SPORT.COM/