Kampionati i sivjetem i Superliges eshte kthyer ne nje rebus te vertete per shume verdikte te tij dhe nje nga me interesantet eshte edhe ai se kush do te jete skuadra e katert qe do te shkoje ne Europe. Behet fjale per Teuten, Vllaznine dhe Laçin.

Dy te parat kane sfida shume te veshtira, perkatesisht ndaj Partizanit ne Tiranes dhe Bylisit ne Ballsh, ndersa e treta pritet ta kete “autostrade” ndaj Kastriotit tashme te rene nga kategoria.

Sa shanse ka Vllaznia te jete e katerta? Shanset e saj ekzistojne vetem nese ajo do te fitoje ne Ballsh sepse as barazimi nuk i ben pune. Themi keshtu sepse edhe ne rast humbje te Teutes ndaj Partizanit dhe barazimit te Vllaznise ndaj Bylisit, dy skuadrat do te barazoheshin me pike, por 48 pike do te beje edhe Laçi me fitoren ndaj Kastriotit.

Ne kete gare treshe, ne baze te bilancit direkt ne mes te tre ketyre skuadrave, do te ishin kurbinasit ata qe do te siguronin Europen sepse kane grumbulluar me shume pike se Teuta dhe Vllaznia.

Prandaj Vllaznise i duhet vetem fitorja ne Ballsh dhe me shpresen qe Teuta te mos fitoje ndaj Partizanit, gje qe mund te ndodhe sepse te kuqte duan me çdo kusht titullin. Por a mund te fitoje Vllaznia? Kjo mbetet per t’u pare. Ndaj Bylisit, qe po ashtu edhe ai pretendon te mos bjere nga kategoria, do te jete nje 90 minutesh beteje shume i forte./SHKODRA-SPORT.COM/