Murlani ka pesuar nje tjeter humbje ne shtepi, kete here ndaj Valbones pretendente me rezultatin 0-1. Me kete humbje, ky ekip tashme e sheh veten larg objektivit te tij per te qene ne mes pese ekipeve me te mira te kampionatit.

Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje gol i Jaupajt ne minuten e 48-te te pjeses se dyte te takimit. Me pas, me gjithe perpjekjet e te dy ekipeve, nuk ka patur gol tjeter. Nderkohe, duhet thene se ne pjesen e dyte, Murlani mbeti me nente futbolliste, pas daljes me karton te kuq te Djepaxhise dhe Shpuzes.

Ne fund te 90-minutave, trajneri i ekipit te Murlanit, Vahedin Pepaj, ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport”, tha se ne favor te skuadres se tij, mund te kishte akorduar nje penallti. Megjithate, Pepaj nuk ankohet, teksa deklaroi se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen per nga menyra si e zhvilloi lojen gjate gjithe ndeshjes.

Me kete humbje, Murlani tashme renditet ne vendin e tete ne tabelen e klasifikimit, ne kuoten e vetem tre pikeve ne gjashte ndeshje te kampionatit te luajtura deri me tani. /Maringlen ZHIVANI/


Murlani-Valbona 0-1

Formacioni i Murlanit: Çaku, Temja, Trianoski, Lani, Hila, Shpuza, Ramja, Keshtejaku, Djepaxhia, Lekaj, Noronha (u aktivizua: Kodra) Tr: Vahedin Pepaj