Trajneri i Vllaznise Mirel Josa eshte i bindur se skuadres se tij do t’i beje shume pune nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e neserme ndaj Tiranes e cila do te startoje ne oren 13.00 ne stadiumin “Selman Stermasi”.

Ne prononcimin e dhene sot per mediat, ai eshte shprehur: “Ne nuk luajme per objektiva te larget, por per objektiva javore dhe objektivi i kesaj jave eshte per te marre tre piket ndaj Tiranes.

Nje rezultat pozitiv ndaj saj do te thote qetesi per te vazhduar rrjedhen e kampionatit ose per te kaluar kete pauzen shume te çuditshme te kampionatit qe vjen pas kesaj ndeshje pikerisht per shkak te Kampionatit Boteror.

Skuadra eshte me e plote kete here dhe kuptohet qe kjo eshte dioka shume pozitive por duhet pare gjendja e disa lojtareve qe vijne nga demtimet dhe ne fakt ndaj Kukesit dhane shenja shume te mira, por kete gje duhet ta japin serish edhe ndaj Tiranes”.

Te plote prononcimin e trajnerit Mirel Josa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: