Ekipi i Murlanit vazhdon te kaloje momente jo te mira dhe si rrjedhoje diten e sotme ajo ka pesuar humbjen e trete rradhazi duke bere qe tashme te jete larg pretendimeve te tij. Ne ndeshjen e sotme te luajtur ne Gramsh, djemte e drejtuar nga trajneri Xhysa jane mundur me rezultatin 3-1 nga skuadra vendase.

Gramshi ka kaluar ne avantazh ne minuten e 40-te te pjeses se pare me ane te futbollistit Goga dhe kjo pjese do te mbyllej me kete gol. Ne te dyten ka patur raste nga te dy ekipet, por do te ishin serish vendasit qe do te dyfishonin shifrat ne minuten e 71-te me ane te futbollistit Gjeçi.

Megjithate Murlani do te rifutej ne loje fale golit te shenuar nga sulmuesi Albert Mila ne minuten e 76-te. Miqte nga Vau Dejesi do te tentonin deri ne fund per te shenuar edhe golin e barazimit, por nuk ia dolen.

Madje, ne minuten e 90-te Gramshi do te shenonte edhe golin e trete, kete here me ane te futbollistit Balliu dhe perfundimisht i gjithe takimi u mbyll me fitoren e vendasve ne shifrat 3-1.

Murlani vazhdon te qendroje ne kuoten e 22 pikeve e kjo ka bere qe ai te zbrese nga vendi i peste ne te gjashtin duke dale kesisoj perfundimisht jashte pretendimeve per ngjitjen ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/

GRAMSHI- MURLANI 3-1

(Goga, Gjeçi, Balliu/ Albert Mila)

MURLANI: Selimaj, Sekja, Temja, V.Pepaj (Shpuza ’89), Pali, Dodani, Xhahysa, Kraja (Stafa ’87), Ozeika (Sukaj ’89), Mila, Kaçubela (Djepaxhia ’56). Tr: A. Xhahysa