Murlani nuk ka arritur dot te siguroje qe sot zyrtarisht kalimin ne fazen play-off. Ne sfiden direkte me ekipin e Ilirise, ai eshte mbyllur ne barazim 2-2. Kjo perballje eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ka qene futbollisti Ari Djepaxhia ai qe ka zhbllokuar kete ndeshje ne minuten e 36-te, nderkohe qe miqte nga Fushe- Kruja ne fundin e pjeses se pare kane fituar te drejten e nje 11-metershi qe eshte ekzekutuar sakte nga Camara duke barazuar shifrat ne 1-1.
Ne te dyten nderkohe, do ishte rradha e Murlanit per te fituar nje 11-metersh dhe ate do ta kthente ne goli braziliani Ozeika ne minuten e 68-te. Nje gol ky qe krijoi idene se ai do ta fitonte ndeshjen, por nuk do te ishte keshtu.
Tre minuta para fundit, Xeka ka shenuar me koke golin e barazimit per Ilirine. Ne shtese do te ishte kapiteni Kaçubela qe pati nje mundesi te arte shenimi, por gjuajtja e tij perfundoi jashte dhe ne kete menyre, i gjithe takimi u mbyll ne barazim 2-2.
Me kete rezultat te dy ekipet ruajne te njejtat pozita dhe per momentin Murlani mban vendin e peste duke qene brenda zones play-off. Ai ka 32 pike, nderkohe qe Iliria eshte ne vendin e gjashte me nje pike me shume. Se kush do te jete skuadra qe do te shkoje ne play-off, do te vendoset javen e ardhshme, e cila eshte edhe e fundit e kampionatit.
Murlani do te luaje ne transferte me ekipin e Shenkollit, ndersa Iliria do te prese ne Fushe- Kruje Orikun qe eshte nje pretendent per t’u ngjitur nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/