Shume futbolliste te nivelit te larte europian e boteror, kane dale neper rrugicat e lagjeve te ndryshme. Madje nga ato me te varferat dhe ky eshte nje fakt i pamohueshem.

Me shume se kudo tjeter, ky eshte nje fenomen qe eshte verejtur shume ne Brazil, aty ku nga rrugicat kane dale shume emra te medhenj te futbollit te cilet kane bere histori ne kete sport.

Pikerisht nga kjo gje, nje studiues brazilian ka marre nje inisiative shume interesante, te beje nje liber per futbollin e rrugicave ne mbare boten. Per kete arsye, ka bere nje udhetim ne gjithe boten, ku eshte ndalur tek elementet e veçante te secilit vend.

Pak vite me pare, ai ka mberritur edhe ne Shqiperi ku eshte shoqeruar nga Franc Shkembi. Ai ka qene ne Shkoder dhe ne disa qytete te tjera dhe ne liber ka botuar dy foto, pikerisht te femijeve duke luajtur ne nje bllok pallatesh ne Shkoder dhe nje tjeter ne Prrenjas.

Duke folur ne lidhje me kete gje, Franc Shkembi per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Kam patur fatin te jem perkrah ketij studiuesi, Caio Vilela gjate udhetimit te tij ne Shqiperi. Ka bere foto te femijeve qe luajne ne rruge ne gjithe boten. Qellimi i tij ishte te paraqise ne gjithe boten futbollin e rrugve, si fenomen ne çdo kulture e ne çdo shtrese.

Sa i takon vizites qe ai beri ne Shkoder. di te them se studiuesi brazilian u habit ne fakt me masivitetin e futbollit. Gjetem ne shume lagje femije duke luajtur ne rruge dhe kjo i beri pershtypje atij”.

Libri i titulluar “Futbolli i rrugeve” ka ne hyrje te tij nje parathenie nga futbollisti i madh brazilian Zico. Ai eshte nje liber i rralle ne llojin e tij dhe padiskutim qe tregon me se miri se futbolli ne me te shumten e rasteve, elementin kryesor te tij e ka marre nga rrugicat, aty ku luajne te gjithe femijet.
www.shkodrasport.com