Murlani U-19 ka marrë një fitore të shkëlqyer në ndeshjen e rradhës të kampionatit, në këtë grupmoshë. Në ndeshjen e rradhës së saj, ka fituar me rezultatin 6-0 ndaj ekipit të Klosit, në ndeshjen e luajtur në Barbullush.
Sa i takon ndeshjes, rezultati është zhbllokuar në minutën e 6-të, kur Palali i Murlanit ka shënuar golin e parë. Në minutën e 21-të, do të ishte Cubi, i cili do të dyfishonte rezultatin, falë golit të tij.
Megjithatë, goleada nuk përfundoi këtu, pasi në pjesën e parë do të kishte vend edhe për dy gola të tjerë. Menjëherë, pas golit të dytë, ka qenë Toskaj që e ka dërguar topin në rrjetë për të shënuar golin e tretë, teksa më pas do të ishte sërish ai, që do të shënonte edhe golin e katërt dhe të dytë personal, më konkretisht në minutën e 31-të.
Me këtë gol, do të mbyllej pjesa e parë. E dyta do të kishte vend sërish edhe për dy gola të tjerë. Në minutën e 55-të, ka qenë sërish Toskaj, që e ka dërguar topin në rrjetë, duke shënuar edhe golin e pestë për Murlanin U-19 dhe të tretë personal.
Megjithatë, ndeshja nuk do të mbyllej këtu, sepse në minutën e 62-të, do të shënohej edhe një gol tjetër, me autor Markajn.
Përfundimisht, 6-0 për Murlanin U-19, që me këtë fitore për momentin, ndodhet në vendin e dytë të renditjes me 42 pikë në tabelën e klasifikimit. Mënyra se si ka zhvilluar këtë kampionat, e bëjnë këtë skuadër pretendente për ngjitjen në kategorinë superiore të grupmoshës 19.
Maringlen ZHIVANI