Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMyrto Uzuni, udhëtim 'flash' nga Spanja për të kapur kombëtaren

Myrto Uzuni, udhëtim ‘flash’ nga Spanja për të kapur kombëtaren

Myrto Uzuni do të kryejë një udhëtim “flash” nga Spanja për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për përballjen miqësore me Italinë, që zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Sulmuesi kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga 2, ka marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi.

Në fakt, La Liga 2 në Spanjë nuk do të ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, teksa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten të premten.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italinë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, teksa ai pritet të jetë titullar në sulm së bashku me Armando Brojën, pasi “bomberi” beratas po kalon një formë të shkëlqyer, ku rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Liga 2 me tetë gola.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments