Shqiptari Marash Kumbulla është një mbrojtësit e ri më të pëlqyer të momentit, për të cilin janë interesuar shumë skuadra të rëndësishme në Itali dhe jo vetëm.

Përveç Interit dhe Juventusit, ishte Napoli skuadra tjetër italiane që kërkonte të blinte Marash Kumbullën, pasi ka blerë tashmë Amir Rrahmanin nga Verona.

Por, mesa duket napoletanët kanë hequr dorë “xhevahiri” i Veronës, raporton “Toffee TV”, media pranë Evertonit, që raporton se mbrojtësi shqiptar është në listën e dëshirave të Evertonit.

“Kumbulla ka refuzuar të firmosë me Napolin, duke i dhënë shpresë në këtë mënyrë klubeve të tjera të interesuara për të. Evertoni është i interesuar për të,” shkruan “Toffee TV” në Instagram.