Qysh nga mbërritja e Nejmarit dhe Kilian Mbape gjatë meraktos verore, të gjithë endërrojën të luanë për Paris Sën Zhermenin. Janë të shumtë tashmë lojtarët që do të donin të ishin në formacionin galaktik të Unai Emeri. “I pyetur nga media TMW, agjenti i Elseid Hysat, mbrojtësit të djathtë të Napolit, ai ka hapur qartësist portën e “stallës pariziene”.

Me mbërritjen e Daniel Alveshit dhe praninë e Tomas Meunier et AleK Georgen, Paris Sën Zhermeni nuk duket se ka me të vertëtë nevojë për një mbrotjës të djathtë, por në se stafi parizein do të vendoste te rekrutonte një lojtar në këtë sektor të lojës, ndërkombëtari shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, do të ishte i gatshëm t’i bashkohej Ligës 1, duke besuar në fjalët e përfaqësuesit të tij”, shkruan portali francez, Foot-sur7.fr. Hysaj ka një kontratë me Napolin që skadon në vitin 2021, ndërkohë që më parë është folur se drejtuesit e klubit kishin hedhur poshtë një ofertë prej 40 milionë eurosh të bërë nga Juventusi.