“Telenovela” Elseid Hysaj është futur në seritë e fundit të kësaj vere.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka qënë i lidhur me një sër skuadrash gjatë merkatos së verës, por kërkesat e larta të paraqitura nga drejtuesit e Napolit kanë bërë që 25 vjeçari të mbetet në “San Paolo”.

Një situatë që ka sjellë mbipopullim të repartit defansiv nën urdhërat e trajnerit, Carlo Ancelotti, i cili tashmë duhet të bëj plane dhe të zbulojë listën që do të marrë në kompeticionet Europiane.

James Rodriguez dhe Mauro Icardi janë dy objektivat në hyrje për Napolin, ndërsa nënkampionëve të Seria A i duhet të shesin për të krijuar hapësira. Në këtë mes përfiton edhe Hysaj, i cili është i dyti në radhë pas Di Lorenzo.

Shqiptari shihet si alternativë për ish-mbrojtësin e Empolit dhe Napolit i duhet të sakrifikojë francezin, Malcuit. Për ish-mbrojtësin e Lille ka interes nga Ligue 1 dhe një rikthim në elitën e futbollit francez shihet me mjaft prioritet prej tij.

Gjithashtu, në ankand te Napoli është edhe mesfushori, Adam Ounas. Algjeriani është gjithnjë e më pranë Lille, ndërsa interes të fortë ka edhe nga Nice./newsport/