Një tifoz i Juventusit ka pasur një kërkesë të pazakontë në njoftimin e funeralit të tij. “Në vend të luleve, ju lutem m’i dërgoni golat e Cristiano Ronaldos”. 77-vjeçari me nofkten Il Doro, emri i vërtetë i të cilit ishte Mario Stefanini, vdiq të enjten, ndërsa varrimi i tij u bë të shtunën pasdite. Siç është zakon në Itali, një poster u printua dhe u vendos në qytetin Fornaci di Barga, afër Luca, për të njoftuar vdekjen e tij.

“Mario Stefanini, ‘Il Doro’, në moshën 77-vjeçare. Familja dhe fëmijët njoftojnë me pikëllim lajmin për vdekjen e tij. Varrimi do të bëhet të shtunën në varrezat Loppia. Në vend të luleve, ju lutemi dërgoni golat e CR7”, thuhej në njoftimin për vdekjen e tij.