Inter po mundohet të mposhtë konkurrencën për talentin e Brescia-s Sandro Tonali, duke i ofruar 15 mln euro plus bonuse.

Mesfushori 18-vjeçar pritet të debutojë me Italinë në miqësoren e së martës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane falë paraqitjeve fantastike në Serie B dhe U-21 e Italisë.

Vetë Tonali ka shprehur dëshirën për të vijuar zhvillimin e tij në Itali përpara se të shkonte jashtë shtetit.

Kjo do të eliminonte klube si Chelsea, Monaco dhe Manchester City.

Inter dhe Juventus janë favoritët në Serie A, por sipas FCInterNews zikaltrit janë treguar më të shpejtë duke i bërë një ofertë 15 mln euro plus bonuse Brescia-s.

Nuk do të mjaftojë, pasi presidenti i Brescia-s Massimo Cellino ka thënë se kërkon 25 mln euro për mesfushorin dhe nuk e ka me ngut për ta shitur.