Serinë e rezultateve pozitive për ekipin Vllaznia U19, e ka ndalur Shënkolli. Kur u mendua se fitoret do të vijonin sërish, në fakt nuk ka ndodhur kështu dhe ajo është mundur sot.

Kështu, Vllaznia U19, pas 8 fitoresh rradhazi, ka marrë sot një rezultat negativ, duke u mundur këtë javë me rezultatin 2-0. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë të lojës, me autorë Lekajn dhe Danin, i kanë dhënë fitoren e pastër ekipit të Shënkollit.

Kësisoj, ekipi shkodran ka mbetur sërish në kuotën e 35 pikëve, pas 16 javësh kampionat. Ndonëse, Vllaznia U19 në përbërje ka lojtarë cilësorë, duket se ata nuk janë koordinuar mirë me njëri-tjetrin dhe nuk ia kanë dalë që ta fitojnë këtë ndeshje.

Kjo javë në vazhdim, do të ndihmojë stafin teknik, me në krye trajnerin Vioresin Sinani, për të punuar fort me ekipin, për të korrigjuar gabimet e sotme dhe për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive, në mënyrë që të jenë deri në fund në garën për titullin kampion. / Maringlen ZHIVANI/

Shënkolli U19-Vllaznia U19 2-0

Golat: Lekaj 51’, Dani 56’

Formacioni i Vllaznia U19: Kaçaj, Mujaxhi, Qerpiku, Spahija, Muhaj, Maliqi, Pjeshka, Cungu, Delaj, Ramja, Musaraj (u aktivizuan: Selmani, Kodra) Tr: Vioresin Sinani