Shume prej shqiptareve kane qene te kenaqur edhe me nje barazim te kombetares shqiptare ne ndeshjen e mbremshme ndaj Hungarise, por ka patur edhe prej atyre qe kane qene edhe me optimiste se kaq.

Njeri prej tyre ka qene edhe presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi. Ai ka qene pjese e delegacionit shqiptar te pranishem ne “Puskas Arena” mbremjen e djeshme dhe te gjithe u ka thene se “Shqiperia fiton 2-0”.

Ne fakt fitoi vetem 1-0, megjithate kane qene tre pike shume te rendesishme per kuqezinjte tane qe tashme kane gjithçka ne doren e tyre per sigurimin e vendit te dyte ne grup.

Nderkohe Xhaferi pas ndeshjes, kuptohet i kenaqur qe parashikimi i tij thuajse i realizua, nuk ka munguar te beje nje foto me njeriu e ndeshjes- Armando Brojen.

Kete foto e ka postuar ne profilin e tij ne rrjetet sociale dhe ne fakt nuk kane munguar komentet e shumta te tifozeve shkodrane te cilet i kane kerkuar ta marre kete lojtar ne janar te Vllaznia. Kuptohet qe kjo eshte e pamundur, megjithate kenaqesia qa po na dhuron ky djalosh me origjine nga Malesia e Madhe eshte vertete e pakrahasueshme me shume gjera./SHKODRA-SPORT.COM/