Për të dytën javë me rradhë portën e Vllaznisë e ka mbrojtur 18 vjeçari Kristi Qarri i cili ka bërë paraqitje përgjithësisht të mira.
Ai ka zënë vendin midis trarëve të portës kuqeblu ngaqë dy portierët e ekipit të parë, si Alen Sherri ashtu edhe Erind Selimaj janë dëmtuar dhe nuk kanë qenë në gjendje për të luajtur,

Por ndërkohë në ndeshjen e sotme, Sherri ka qenë i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse me këmbën në allçi dhe duke ecur me paterica.

Ai nuk mund të qëndronte larg skuadrës, por mësohet se nuk ka ngurruar t’i japë mbështetje Qarrit ndërsa në fund të ndeshjes është parë të bisedojë gjatë në pankinë me trajnerin e portierëve Lekiqi.

Nga sa shikohet, me shumë të ngjarë Sherri e ka mbyllur këtë sezon sepse dëmtimi i pësuar do ta lërë për të paktën edhe dy javë të tjera larg fushës së blertë, por kjo nuk përbën ndonjë problem sepse skuadra e ka arritur objektivin. Dhe për më tepër, Qarri po e zëvendëson denjësisht.
© shkodrasport.com