Kukësi humbi 1-2 me Partizanin në shtëpi. Sfida e javës së 32 në Superligë foli për Demat, teksa verilindorët kanë shtatë ndeshje pa fitore duke parë më larg Evropën.
Në studion e Gol pas Goli, gazetari Ylli Aga tregoi edhe përshtypjen e tij për të ardhmen e trajnerit Diego Longo, duke marrë një sms live nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici.
“Safet Gjici që njoh unë sot e shkarkon trajnerin sot. Duke parë largësinë që ka me skuadrën këtë sezon, them se nuk do e bëjë edhe për shkak të kalendarit dhe ndeshjeve që ka në vijim”, tha Aga.
“Nuk e shkarkoj, Kukësi do futet në Europë”, ishte mesazhi që Gjici i dërgoi direkt në studio Ylli Agës./newsport/