Në ndeshjen që do nis pas dy orësh në stadiumin “Loro Boriçi” në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Laçit, për formacionin shkodran ka dalë një problem jo i vogël. Lojtarit nga Andora i ka dalë një problem me leje-kalimin nga një ekip italian me të cilin ka luajtur më parë dhe për rrjedhojë, ky klub nuk ia ka lëshuar leje-kalimin pa paguar një shumë prej 1500 eurosh. Drejtuesit e Vllaznisë janë gjendur të papërgatitur nga kjo gjë dhe megjithëse ajo do zgjidhet në ditët e ardhshme, në ndeshjen e sotme, Moreno nuk do mundet të luajë. Lajm i mirë ndërkohë për sulmuesin malazez Jabllan të cilit i ka mbërritur kartoni nga ekipi malazez i Llovçenit. Prandaj dhe ai do jetë në fushë në takimin e sotëm që nga minuta e parë bashkë me Hasanin në sulm ndërsa në mesfushë, në vend të Morenos mund të luajë Karakaçi apo dhe Bardulla por kjo do të vendoset nga trajneri Vata para ndeshjes.
www.shkodrasport.com